Skuadra shqiptare fiton derbin për vend të tretë në Mal të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare fiton derbin për vend të tretë në Mal të Zi

Nga: K. Goca Më: 24 prill 2022 Në ora: 18:13
Skuadra shqiptare fiton derbin për vend të tretë në Mal të Zi

Deçiqi i Tuzit ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Iskrës së Danillovgradit, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit malazez.

Ballafaqimi mes skuadrës shqiptare dhe asaj malazeze, padyshim se ishte e luftuar deri në fund. 

Dy skuadra që kërkojnë vendin e tretë, ndërsa Deçiqi ia doli dhe ka marrë pozitën e tretë.

Për fitoren e skuadrës shqiptare shënuan Velizar Janketiç (6’), Marko Tuçi (37’).

Për Iskrën shënoi Balsha Sekuliq (20’).

Deçiqi renditet në vend të tretë me 47 pikë, ka dy më shumë se Iskra një pozitë më poshtë.

Pal Dreshaj, president i klubit Deçiqi, ka një mijë e një arsye që t’i gëzohet kësaj fitore, në duelin direkt për pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat