Prishtina në Gjilan, Drita në Therandë 

Futboll

Prishtina në Gjilan, Drita në Therandë 

Nga: K. Goca Më: 26 prill 2022 Në ora: 14:36
Pamje nga një ndeshje

Ndeshjet e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës, pritet me padurim nga dashamirët e kësaj loje. 

Sfida kryesore zhvillohet në Therandë mes liderit Ballkani dhe Dritës. 

Kjo ndeshje luhet të enjten në orën 15.00. 

Prishtina është para sprovës së madhe në udhëtim, ku nesër do të takohet me Gjilanin. 

Dukagjini i Klinës është favorit i madh ndaj Feronikelit. 

Ballkani kryeson me 54 pikë, pasojnë Drita 55, Gjilani 55, Llapi 50, Prishtina 39,. Malisheva 37, Drenica 36, Dukagjini 36, Ulpiana 25 dhe Feronikeli 12.

Ndeshjet e BKT Superligës 

E mërkurë
Dukagjini - Feronikeli
Gjilani - Prishtina 
Drenica - Ulpiana

E enjte
Ballkani - Drita 
Malisheva - Llap

Ndeshjet fillojnë në orën 15.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat