FC Lindorët nga Presheva në gjendje të rëndë financiare, paralajmërojnë ndërprerjen e garave

Futboll

FC Lindorët nga Presheva në gjendje të rëndë financiare, paralajmërojnë ndërprerjen e garave

Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:26
FC Lindorët nga Presheva në gjendje të rëndë financiare, paralajmërojnë ndërprerjen e garave

Klubi i Futsallit Lindorët nga komuna e Preshevës që garon në Ligën Regjionale të Nishit është duke kaluar momente të rënda në aspektin financiar, madje duke paralajmëruar edhe ndërprerjen e garave.

Për shkak të kësaj situate, ka reaguar klubi përmes rrjetit të tij social “Facebook”.

"Gjithsejt edhe 3 xhiro kanë mbetur.

Në fakt përveç që kemi detyrime ndaj Ligës, pavarësisht se edhe i kemi zbutur sëfundmi nga donatorët që na kanë ndihmuar,prapë se prapë kemi detyrime ndaj Ligës, ku për këtë këtë javë si vendas në Bujanoc kemi vendosur mos ta zhvillojmë ndeshjen kundër Bsk-së duke ditur koston e një ndeshje si vendas.

Është e vështirë të dorëzohemi në këtë periudhë, çka na bën që me shumë mundësi të rikthehemi në ligën më poshtë.

Kërkesën ia kemi dorëzuar Këshillit Komunal në Preshevë për mbështetje financiare por akoma skemi marr përgjigje. Në qoftë se nuk do të kemi mbështjetje financiare, do t’i ndërpresim garat për të shpresuar vitin e ardhshëm që të kemi një nisje të kampionatit si një klub normal. Ju falemnderit për mirëkuptim gjithë dashamirëve të klubit!", shkruan në faqen e klubit nga Presheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat