Tani e do edhe Pep

Futboll

Tani e do edhe Pep

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:14
Tani e do edhe Pep

Nëse Barcelona e ka “të tepërt” Frenkie de Jong, nuk do të jetë e vështirë për holandezin që të gjejë një klub tjetër të madh. Janë të shumta skuadrat më në zë në Europë që do ta ishin të gatshme të paguanin një shumë të konsiderueshme mesfushorin.

Në orët e fundit në Gjermani shkruan se Bayerni është gati të ndërhyje në rast se Barcelona vendos të dëgjojë ofertat për të. Thashethemet janë shfaqur edhe në Angli.

Në këtë rast, gazetari i specializuar në transferimet e futbollistëve, Jonathan Shrager, shpjegon se ndonëse synimi i Barcelonës është ta mbajë mesfushorin holandez, Manchester City është i interesuar.

De Jong është një lojtar që i pëlqen Guardiolës. Gjithashtu në Angli është pohuar orët e fundit se ardhja e Ten Hag në pankinën e Manchester United shton mundësitë që edhe “Djajtë e Kuq” të bëjnë ofertë për holandezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat