Real Madrid, pas titullit vijnë protestat

Futboll

Real Madrid, pas titullit vijnë protestat

Më: 1 maj 2022 Në ora: 13:50
Real Madrid, pas titullit vijnë protestat

Real Madrid ka fituar titullin e 35-të në La Ligas falë fitores 4-0 kundër Esoanyol-it të shtunën. Carlo Ancelotti është bërë Carlo V, trajneri i parë dhe i vetëm në gjendje të fitojë pesë kampionatet kryesore të Europës.

Megjithatë, diçka ka prishur festën e tifozëve të Los Blancos. Te festa e madhe, në fakt, ka munguar dikush. Bëhet fjalë për Gareth Bale.

Uellsiani nuk është paraqitur për ndeshjen, pavarësisht se të gjithë lojtarët e Real-it, duke përfshirë edhe të dëmtuarit, kanë qenë në Santiago Bernabeu dhe më pas në festimet e zhvilluara në shesh.

Sipas agjencisë Reuters, Bale ka vendosur të mungojë për shkak të një problemi në kurriz. Një justifikim që mund të shpjegonte mungesën e tij në ndeshje, por jo për të marrë pjesë në festimet për titullin.

Një zgjedhje ajo e sulmuesit që nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Real Madrid, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale.

“Bale nuk është paraqitur në Bernabeu. Një futbollist që kishte besimin e  klubit, që i ka dhënë një kontratë afatgjatë, por që nuk ka bërë gjë tjetër vetëm sa ka treguar mungesë respekti për Real-in. Për mua nuk është një legjendë”, ka shkruar një tifoz në rrjetet sociale.

Tani lind pyetja se çfarë do të ndodhte në rast se Los Blancos do të fitojnë Champions League numër katërmbëdhjetë. A do të paraqitet Bale në Paris? Ku i dihet...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat