Më në fund United rikthehet te fitorja

Futboll

Më në fund United rikthehet te fitorja

Më: 2 maj 2022 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Pas dy humbjeve dhe një barazimi, Manchester United është rikthyer te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnick ka shënuar fitore ndaj Brentfordit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Old Trafford” ka përfunduar me rezultatin 3:0.

Bruno Fernandes (9′), Cristiano Ronaldo (61′ – penallti) dhe Raphael Varane (72′) shënuan golat e fitores për “Djajtë e Kuq”.

Manchester United pas kësaj fitore ka 58 pikë në pozitën e gjashtë, kurse Brentfordi me 40 pikë ndodhet në pozitën e 14-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat