Zhegrova në garë me Messin për golin e muajit

Futboll

Zhegrova në garë me Messin për golin e muajit

Më: 5 maj 2022 Në ora: 13:39
Zhegrova në garë me Messin për golin e muajit

Edon Zhegrova e realizoi një gol fantastik gjatë muajit prill në Ligue 1.

Ylli nga Kosova  ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë dhe e kishte gjetur një gol të rrallë në ndeshjen e ekipit të tij, Lille ndaj Angers, duke e barazuar rezultatin.

Dhe, goli i përfaqësuesit tonë është futur në garë për t’u zgjedhur si më i miri i muajit prill.

Ish-futbollisti i Baselit, i cili u transferua në janar në kampionatin francez, është në garë me yllin argjentinas, Lionel Messi, i cili po ashtu e realizoi një gol spektakolar për Paris Saint-Germainin muajin e kaluar.

Ylli kosovar dhe ai argjentinas janë favoritë për ta fituar këtë çmim prestigjioz, i cili ndahet çdo muaj në Ligue 1.

Zhegrova i ka realizuar dy gola deri tash me ekipin francez, ndërsa spekulohet se interesim për të ka shfaqur Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat