Në finale pas 42 vitesh

Futboll

Në finale pas 42 vitesh

Më: 6 maj 2022 Në ora: 12:18
Në finale pas 42 vitesh

Eintracht Frankfurt eliminoi edhe West Ham, kundërshtar të cilin e mposhti në të dy ndeshjet gjysmëfinale të Europa League. Skuadra gjermane rikthehet të luajë një finale europiane pas plot 42 viteve (fituan Kupën UEFA në 1980).

Kundërshtari në finalen e “Sanchez Pizjuan” në Sevilla më 18 maj, do të jenë skocezët Rangers.

Ndërkohë, drejtuesit e Eintrachtit kanë siguruar një përforcim për sezonin e ardhshëm.

Ai është Aurelio Buta, portugezi që luan në të gjithë pozicionet e krahut të djathtë. 25-vjeçari, i cili është një prodhim i klubit të Benfikës, vjen si lojtar me parametra zero nga belgët e Antwerp.

Buta ka gjetur marrëveshjen me Eintracht Frankfurt deri në vitin 2026 dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i akordit, me lojtarin luzitan që do të luajë në Bundesliga sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat