Llapi kundër Gjilanit

Futboll

Llapi kundër Gjilanit

Më: 6 maj 2022 Në ora: 17:01
Llapi kundër Gjilanit

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë në fundjavë me ndeshjet e javës së 34-të.

Në fakt, të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen të dielën e 8 majit nga ora 15:00.

Përballje interesante pritet të jetë ajo mes dy skuadrave që po luftojnë për mbijetesë dhe për t’i ikur pozitës së barazhit (8), Malishevës dhe Drenicës.

Dukagjini, një tjetër ekip që ende nuk ka siguruar mbijetesë, do të ketë punë të vështirë pasi do ta vizitojë Dritën.

Prishtinën e pret një punë më e lehtë pasi e viziton Ulpianën e dorëzuar tashmë. Kurse, kampioni i freskët, Ballkani, e viziton Feronikelin e pafuqishëm.

Përballje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Llapit e Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat