Juventusi interesohet për Kepa Arrizabalaga

Futboll

Juventusi interesohet për Kepa Arrizabalaga

Më: 6 maj 2022 Në ora: 22:16
Kepa Arrizabalaga.

Gjiganti italian, Juventus janë pas portierit të Chelsea, Kepa Arrizabalaga.

Kepa ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2025, por mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Kjo pasi ai tashmë është portieri i dytë i ‘Bluve të Londrës’, andaj do kërkojë një ekip ku do jetë startues.

Siç njofton ‘Football.London’, klubi italian janë duke monitoruar situatën e spanjollit te Chelsea dhe synon huazimin e tij këtë vetë.

Këtë sezon me londinezët ai ka vetëm 15 paraqitje ku ka pranuar 10 gola dhe e ka mbajtur portën e paprekur në tetë takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat