Mbappe po e mendon rinovimin me PSG-në para transferimit te Reali

Futboll

Mbappe po e mendon rinovimin me PSG-në para transferimit te Reali

Më: 8 maj 2022 Në ora: 11:05
Kylian Mbappe

E ardhmja e Kylian Mbappes është ende e paqartë me raporte që herë thonë që do të qëndrojë, e herë që do të largohet nga PSG.

Së fundmi, mediumi i njohur francez, El Pais raporton se sulmuesi 23-vjeçar po e konsideron seriozisht rinovimin me ekipin nga “Parku i Princave”.

Kjo pasi që Paris Saint-Germain ia ka lejuar të mbajë 100% e të drejtave të imazhit futbollistit.

Në anën tjetër, Real Madridi ka interes të jashtëzakonshëm për sulmuesin francez dhe po bën çmos për ta transferuar.

Por, problemi për ta qëndron te të drejtat e imazhit. Ata ia kanë ofruar vetëm 50% e të drejtave të imazhit Mbappes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat