​Shitje rekorde e biletave për ndeshjen Inter-Juventus

Futboll

​Shitje rekorde e biletave për ndeshjen Inter-Juventus

Më: 9 maj 2022 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Biletat e mbetura për finalen e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit janë duke mbaruar dhe mësohet se janë shënuar shitje rekorde për këtë ndeshje.

Finalja e ardhshme e kupës mes “Bianconerëve” dhe “Nerazzurrëve” zhvillohet të mërkurën dhe fillon në orën 20:45 në stadiumin “Olimpico” në Romë. Kjo është finalja e tretë e Kupës së Italisë e zhvilluar mes dy rivalëve – Juventusi fitoi të dyja takimet e mëparshme, 4-1 në sezonin 1958-59 dhe 1-0 në sezonin 1964-65.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, pritjet po rriten përpara finales së Kupës së Italisë dhe biletat kanë filluar të shiten për një sërë sektorësh të “Olimpicos”. Biletat e mbetura pritet të shiten së shpejti dhe tashmë janë regjistruar rekorde sa i përket fitimeve nga shitja e biletave.

Fitimet e mëparshme rekord erdhën nga ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Interit dhe Milanit më 19 prill, e cila mposhti rekordin e vitit 2016 prej 4,156,710 euro. Shumë nga bota e futbollit dhe një sërë personazhesh të tjerë të famshëm do të ndjekin gjithashtu këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat