​UEFA zbulon çmimet e biletave për ndeshjen Roma-Feynoord që zhvillohet në “Air Albania”

Futboll

​UEFA zbulon çmimet e biletave për ndeshjen Roma-Feynoord që zhvillohet në “Air Albania”

Më: 10 maj 2022 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

UEFA ka njoftuar sot se është hapur procesi i shitjes së biletave për ndeshjen finale të UEFA Europa Conference League ndërmjet Romës dhe Feynoordit që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë më datë 25 maj 2022.

Të gjithë tifozët që kanë hapur një llogari në faqen e UEFA-s dhe kanë marrë një e-mail sot nga UEFA me linkun përkatës mund të hyjnë dhe të blejnë bileta.

Bëhet fjalë për biletat që janë në shitje për publikun e përgjithshëm dhe që janë nxjerrë sot në shitje nga UEFA.

“Në orën 12:00 në faqen e UEFA-s është hapur shitja falas e biletave për ndeshjen Roma-Feyenoord, finalja e Ligës së Konferencës. Do të jenë vetëm 8500 bileta në dispozicion duke pasur parasysh kapacitetin e reduktuar të stadiumit “Air Albania” në Tiranë. Këto janë çmimet zyrtare për biletat e vëna në dispozicion nga UEFA: Kategoria 4: 25 €, Kategoria 3: 45 €, Kategoria 2: 85 €, Kategoria 1: 125 €”, thuhet në njoftimin e UEFA-së.

Kjo është hera e parë që një finale e garave evropiane në nivel të klubeve zhvillohet në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat