Gazeta italiane zbulon ofertën e Juventusit

Futboll

Gazeta italiane zbulon ofertën e Juventusit

Më: 15 maj 2022 Në ora: 12:41
Gazeta italiane zbulon ofertën e Juventusit

E hëna është lënë për Paul Pogba. Juventusi do të ketë një takim me përfaqësuesit e mesfushorit, që ka disa oferta.

“La Gazzetta dello Sport” raporton edhe detaje të ofertës që bardhezinjtë do të bëjnë për kampionin e botës.

Gazeta italiane shkruan se Juventusi do t’i ofrojë atij 7.5 milionë euro në sezon, plus bonuse që do ta çonin pagën e tij deri në 10 milionë euro.

Aktualisht ai përfiton më shumë te Manchester United, ndërkohë që edhe PSG ofron më shumë se klubi nga Torino..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat