Të hetohen ndeshjet e Superligës së Kosovës, të anulohet java e 35-të

Futboll

Të hetohen ndeshjet e Superligës së Kosovës, të anulohet java e 35-të

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2022 Në ora: 17:21
Të hetohen ndeshjet e Superligës së Kosovës, të anulohet java e 35-të

Java e 35-të e elitës së futbollit të Kosovës është me përplot befasi dhe që duhet të hetohet në tërësi kjo javë, qoftë nevoja edhe të anulohet e nëse gjenden fakte për trukime, të ndëshkohen rëndë! 

Nëse gjendet fakte për kurdisje, ato ekipe të dënohen në mënyrën më të ashpër pse edhe mos të përjashtohen nga elita e futbollit të Kosovës.

Duket se nuk është diçka në rregull me këtë javë.

Të disa ekipe kuptohet që nuk ka motiv, por duhet të respektohet kampionati deri në fund.

Të hetohen të gjitha ndeshjet e javës së 35-të, të kërkohet çdo gjë në imtësi dhe të luftohen dukuri të këqija.
Federata e Futbollit e Kosovës, të përdorë të gjitha mekanizmat, mos të tregojë mëshirë për askënd!

Kjo javë po duket se nuk është në rregull, jo që u shënuan gjithsej 25 gola!       

Jo vetëm kjo javë, por edhe dy javët e fundit të hetohen dhe të kërkohet e vërteta, rezultate reale apo ka edhe trukime në disa ndeshje.

BKT Superliga e Kosovës

Drenica - Ballkani 3:1
Dukagjini - Llapi 3:2
Gjilani – Malisheva 3:4
Ulpiana - Feronikeli 2:6
Prishtina - Drita 0:1

Tabela
1. Ballkani    35    22    7    6    59:26    73
2. Gjilani    35    16    14    5    57:34    62
3. Drita    35    17    10    8    51:25    61
4. Llapi    35    15    9    11    56:42    54
5. Dukagjini    35    12    13    10    37:34    49
6. Prishtina        35    13    9    13    47:36    48
7. Drenica    35    13    8    14    48:46    47
8. Malisheva    35    13    8    14    45:43    47
9. Ulpiana    35    6    9    20    34:67    27    
10. Feronikeli    35    3    3    29    14:95    12
Në javën e ardhshme do të takohen: Drita - Ulpiana, Ballkani - Gjilani, Feronikeli - Drenicam Llapi - Prishtina dhe Malisheva - Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat