Leeds shpëton edhe këtë javë

Futboll

Leeds shpëton edhe këtë javë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 17:27
Leeds shpëton edhe këtë javë

Aston Villa-Crystal Palace e kanë mbyllur me barazimin 1-1 ndeshjen e raundit të 37-të të Premier League, me të dyja skuadrat që tashmë luajnë për procedurë, pasi asnjëra prej tyre nuk është në garë as për Europën dhe as për mbijetesën.

Pjesa e parë e kësaj përballje është mbyllur pa gola, ndërsa dominimin e kishte më shumë Crystal Palace. Goli i parë i kësaj përballje erdhi në minutën e 68’ nga Watkins që i dha avantazhin vendasve, por në minutën e 81’ Schlupp barazoi rezultatin, duke u ndarë me nga 1 pikë. Aktualisht Aston Villa renditet në vend të 12-të me 44 pikë, teksa Crystal Palac qëndron një pozicion më lart me një pikë më shumë.

Pas barazimit 1-1 me Brighton, Leeds i ka shpëtuar edhe këtë raund zonës së mbijetesës. Ndeshja është dominuar në pjesën më të madhe të saj nga miqtë, megjithatë vendasit ia dolën të mernin një pikë të rëndësishme. Goli i parë u shënua nga Welbeck, i cili i dha avantazhin Brightonit, por në minutën e 90+2 Struijk barazoi për Leeds. Pas këtij takimi Leeds renditet në vend të 17-të me 35 pikë, një më shumë se Burnley i vendit të 18-të, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak, teksa Brighton renditet në vend të 10-të me 48 pikë.

Leicester City ka marrë një fitore të thellë ndaj Watford në transfertë, të cilin e ka mundur me rezultatin 1-5. Golin e parë e shënuan vendasit në minutën e 6’ me Joao Pedron, ndërsa në minutën e 18’ do të fillonte seria e golave nga Leicester që shënoi me Maddison, më pas në të 22-ën realizoi Vardy, në të 46’ Barnes, Vardy do të realizonte dopietën personale në të 70-ën, ndërsa golin e pesë për miqtë e shënoi Barnes në minutën e 86’. Pas këtij takimi Leicester renditet në vend të 9’ me 48 pikë, teksa Watford qëndron në vend të 29-të me 23 pikë.

Wolves-Norwich janë ndarë me barazimin 1-1, me golin e parë që e realizuan “kanarinat” me Pukki-n në minutën e 37’, më pas vendasit do të barazonin në minutën e 55’ me Ait Nouri-n. Pas kësaj sfide Wolves renditet në vend të tetë me 51 pikë, teksa Norwich qëndro në vend të fundit me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat