​Lewandowski raportohet të këtë nëshkruar marrëveshje me Barcelonën

Futboll

​Lewandowski raportohet të këtë nëshkruar marrëveshje me Barcelonën

Më: 15 maj 2022 Në ora: 18:12
Robert Lewandowski

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski raportohet se ka rënë dakord verbalisht për një kontratë trevjeçare me Barcelonën, pasi polaku kërkon një sfidë të re.

33-vjeçari ka qenë sërish në formë të shkëlqyer për Bayernin këtë sezon, duke shënuar 50 gola dhe duke regjistruar shtatë asistime në 46 paraqitje në të gjitha garat.

Kontrata e Lewandowskit në “Allianz Arena” do të skadojë në qershorin e ardhshëm, megjithatë, ai tha të shtunën se dëshiron të largohet nga Bayerni këtë verë në kërkim të sfidave të reja.

Barcelona vazhdon të vlerësohet më e interesuar për sulmuesin me përvojë, dhe sipas “The Times”, ai tashmë ka arritur një marrëveshje me skuadrën e La Ligës për tre vitet e ardhshme

Raporti pretendon se skuadra katalanase tani po planifikon të zhvillojë bisedime me Bayernin me shpresën për të bindur kampionët gjermanë që të lënë sulmuesin e tyre të largohet në tregun e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat