Ramadani e mbyll sezonin me gol, por skuadra e tij bie nga kategoria

Futboll

Ramadani e mbyll sezonin me gol, por skuadra e tij bie nga kategoria

Më: 15 maj 2022 Në ora: 19:08
Ramadani e mbyll sezonin me gol, por skuadra e tij bie nga kategoria

Elita e futbollit hungarez, ka ulur sot siparin, teksa janë luajtur ndeshjet e javë së fundit të kampionatit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Behar Ramadani, e ka mbyllur me gol këtë sezon, teksa skuadra e tij MTK Budapest, nuk arriti të mbijetonte duke u renditur në vendin e parafundit.

Pavarësisht triumfit 3-0 ndaj Debreçenit, në javën e fundit, skuadra e ish-futbollistit të Partizanit, nuk arriti të shmangte rënien. Ndërkohë ndryshe nga Ramadani, ishi i Tiranës, Albi Doka ka festuar sot, pasi mposhti me rezultatin 1-2 Pushkash Akademinë, duke shmangur rënien. Doka ishte titullar në duelin e sotme, duke bërë një paraqitje dinjitoze.

Për sa i përket Ramadanit, vlen të theksohet se 26-vjeçari u aktivizua 30 ndeshje me fanellën e MTK Budapest, duke shënuar 2 gola.

Një fakt interesant që vlen të theksohet është se skuadra e Kisvard ku aktivizohen Jasir Asani dhe Herdi Prenga, u shpall nënkampione, duke u renditur në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat