Alaves bie nga liga, Barcelona importon një pikë

Futboll

Alaves bie nga liga, Barcelona importon një pikë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 22:09
Alaves bie nga liga, Barcelona importon një pikë

Eshte mbyllur sonte java e parafundit e La Liga. Rezultati qe ka vendosur verdiktin e Champions League ka qene ai ne Madrid, 1-1. Keshtu, edhe Sevilla do te jete ne Champions League sezonin e ardhshëm.

Ekipi i Lopeteguit barazoi 1-1 në Madrid përballë Atleticos, duke prerë biletën e fundit për në turneun më të rëndësishëm për klube pas Realit, Barcelonës dhe Atletico Madrid.

Jose Maria Gimenez kaloi “Colchoneros” në avantazh pas gjysmë ore lojë, por skuadra andaluziane barazoi me anë të Youssef En Nesyri pesë minuta nga fundi, duke e bërë të pavlefshme fitoren 2-0 të Betisit ndaj Granadës (Uzuni në stol).

Festoi edhe Real Sociedad, që siguroi një biletë në Europa League falë suksesit 1-2 përballë Villarealit. Ndërkohë, Levante mori me vete edhe Alaves një kategori më poshtë, pasi fitoi 3-1 në shtëpi.

Mbetet ende ne gare per mbijetese Mallorca, që mposhti 2-1 në frymën e fundit Rayo Vallecanon. Vedat Muriqi zhbllokoi takimin me një gol të bukur me kokë në pjesën e parë.

Ciss barazoi për miqtë pas një ore lojë, por Abdon Prats, i cili erdhi nga stoli, realizoi golin e fitores në minutat shtesë. Me këtë fitore, ekipi ishullor parakalon Cadiz, edhe pse me pikë të barabarta.

Cadiz nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 shtëpiak ndaj Real Madrid. Mariano Diaz kaloi kampionët në fuqi, vendasit barazuan me anë të Sobrinos, teksa Alvaro Negredo humbi një penallti për vendasit në pjesën e dytë.

Getafe-Barcelona nuk prodhoi asnjë gol, duke përfunduar me portat e paprekura. Pika mban Getafen në La Liga edhe për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, Athletic Bilbao fitoi 2-0 ndaj Osasunës, duke mbetur në lojë për një biletë në Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat