Gasperini: Kemi gjasa për Europën

Futboll

Gasperini: Kemi gjasa për Europën

Më: 15 maj 2022 Në ora: 22:16
Gasperini: Kemi gjasa për Europën

Atalanta u mposht nga Milan me shifrat 2-0 në takimin e luajtur në “Sa Siro”. Te besuarit e Gian Piero Gasperini nuk mundën të bënin asgjë ndaj “furisë” së kuqezinjve, me këtë të fundit që tashmë janë një pikë larg titullit të Seria A.

Pas ndeshjes, tekniku i “bergmaskëve” theksoi se Milan e meriton titullin për atë që ka dhënë gjatë gjithë sezonit, ndërsa sa i përket skuadrës së tij shpresonte kualifikimi në kompeticionet europiane.

“Milani ka qenë padyshim më i fortë, është një skuadër që e meriton titullin kampion edhe pse Interi është gjithashtu i fortë. Mendoj se ne bëmë një ndeshje të madhe, qëndruam gjatë në ndeshje deri tek goli i Theo. Atalanta e sotme më pëlqeu, Milani kishte shumë vështirësi për të goditur në portë. Jam i kënaqur”.

EUROPA- “Shanset janë ato që i tregon vetë matematika. Ne duhet të fitojmë ndeshjen e fundit dhe të shpresojmë që Roma mos të fitojë në Torino. Nuk e di çfarë do të bëjë Fiorentina, gjithashtu shpresojmë edhe që Roma të fitojë Conference League, kështu do të jemi të gjithë të lumtur.

Përtej kësaj, unë jam shumë i lumtur për sezonin e Atalantës. Ka qenë një nga më të vështirët për ne dhe djemtë kanë treguar se mund të përballojnë disa situata të niveleve të caktuara. Pozicioni në tabelën e klasifikimit është i merituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat