Një tjetër sulmues i madh i jep lamtumirën klubit

Futboll

Një tjetër sulmues i madh i jep lamtumirën klubit

Më: 15 maj 2022 Në ora: 23:39
Një tjetër sulmues i madh i jep lamtumirën klubit

Pas dy sezonesh me Atleticon e Madridit dhe një titulli kampion, Luis Suarez u ka dhënë lamtumirën bardhekuqve dhe është përshëndetur për herë të fundit me tifozët në “Wanda Metropolitana” pas ndeshjes me Sevillan.

I ardhur nga Barcelona në verën e 2020-ës, sulmuesi uruguaian firmosi për dy sezone me madrilenët e drejtuar nga Simeone dhe që në vitin e parë dha nje kontribut shumë të madh për fitimin e titullit kampion.

Megjithatë sezoni i dytë nuk ishte më nivelin e pritshmërive për Suarez, që shpesh pa ndeshjet nga pankina dhe drejtuesit e Atleticos vendosën të mos i rinovojnë kontratën e ta lënë të lirë.

“Faleminderit Lucho që na bëre kampionë”, shkruhej në një pankartë të madhe të tifozërisë së Atleticos, të cilët vlerësuanjo pak kontributin e 35-vjeçarit me fanellën bardhekuqe.

Tani mbetet për t’u parë se ku do të luajë Suarez sezonin e ardhshëm, paso fakti që është lojtar i lirë, josh disa klube të mëdha, pavarësisht viteve mbi supe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat