FC Shkupi feston

Futboll

FC Shkupi feston

Më: 15 maj 2022 Në ora: 23:43
FC Shkupi feston

Edhe zyrtarisht FC Shkupi është kampioni i ri i Maqedonisë. Pas përfundimit të ndeshjes A. Pandev pasoi ceremonia zyrtare në të cilën presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini ua dorëzoi trofeun e kampionatit futbollistëve të Shkupit.

Gjithësesi se atmosfera në Çair gjatë gjithë pasdites ishte madhështore dhe kulmoi pas ndarjes së trofeut të kampionit të ri.

Natyrisht, më pas pasoi një festë e madhe e djemve të strategut Goce Sedloski, të cilët së bashku me trofeun patën arsye të gëzohen bashkë me tifozët e tyre që vërshuan fushën në stadiumin e Çairit duke treguar edhe një herë se sa shumë do të thotë ky sukses i tyre.

Absolutisht i merituar, Shkupi ishte skuadra më e mirë e sezonit 2021/22 në ligën tonë elitare të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat