Klubi i njohur italian bie në Serie B

Futboll

Klubi i njohur italian bie në Serie B

Më: 16 maj 2022 Në ora: 12:26
Klubi i njohur italian bie në Serie B

Genoa u mposht në stadiumin “Diego Armando Maradona” ndaj Napolit, pasditen e djeshme me rezultatin 3-0.

Disfata e tyre kundër të kaltëve të Luçiano Spaletit dhe humbja e Kaljarit ndaj Interit, vulosi përfundimisht fatin e klubit të njohur italian duke zbritur një kategori më poshtë, atë në Serinë B.

Sipas asaj që raporton faqja e njohur e statistikave “OPTA Paolo”, Xhenoa bie nga Seria A në Serinë B për të 9-ën herë në historinë e saj, ku hera e fundit ndodhte përpara 27 viteve, ekzaktësisht në sezonin 1994/1995.

Klubi nga Liguria ka ende edhe një sfidë për të zhvilluar, atë ndaj Bolonjës, por do të luhet sa për statistikë për të dyja skuadrat duke parë se nuk kanë më asnjë objektiv.

Në një ndeshje nga fundi i kampionatit, klubi xhenoan ndodhet në vendin e parafundit në kuotën e 28 pikëve, ku në 37 javë ka koleksionuar 4 fitore, 16 barazime dhe 17 humbje, me një golavarazh 27-59.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat