Trajneri i ri i United flet për të ardhmen e Ronaldos

Futboll

Trajneri i ri i United flet për të ardhmen e Ronaldos

Më: 16 maj 2022 Në ora: 16:18
Erik Ten Hag

Trajneri i ri i Manchester United, Erik Ten Hag ka folur në lidhje me të ardhmen e yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në vitin e ardhshëm, por së fundmi ishte i lidhur me një largim të tij gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Kjo pasi thuhej se portugezi nuk ishte pjesë e planeve të Ten Hag.

Një gjë të tillë e ka mohuar trajneri holandez, në një intervistë për ‘De Telegraaf’.

“Ronaldo është një gjigant, për shkak të asaj që ai ka treguar tashmë dhe mendoj se ai është ende ambicioz. Sigurisht do të doja ta mbaja atë. Ai ka qenë shumë i rëndësishëm për Manchester United këtë vit dhe mund të prodhojë statistika të shkëlqyera”, tha Ten Hag.

Holandezi pritet që së shpejti të marr drejtimin e ‘Djajve të Kuq’.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat