Dani Alves do të rinovojë kontratën me Barcelonën

Futboll

Dani Alves do të rinovojë kontratën me Barcelonën

Më: 16 maj 2022 Në ora: 18:10
Dani Alves

Dani Alves do të rinovojë me Barcelonën.

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves po e mbyll këtë sezon me skuadrën e Barcelonës.

Kontrata e lojtarit është valide vetëm deri në fund të këtij sezoni, por duket se është arritur një marrëveshje mes dy palëve.

Nga Spanja bëjnë të ditur se Alves do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në muajin dhjetor.

Kjo kontratë do t’i shërbejë lojtarit për të marrë një ftesë nga kombëtarja e Brazilit për Kupën e Botës 2022.

Objektivi i Alves ka qenë që ta mbyllë karrierën e tij duke marrë pjesë në këtë botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat