Akanji nuk rinovon me Dortmund

Futboll

Akanji nuk rinovon me Dortmund

Më: 16 maj 2022 Në ora: 19:05
Manuel Akanji

Manuel Akanji nuk do të rinovojë kontratën me Borussia Dortmund.

Mbrojtësi zviceran, Akanji ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me skuadrën e Dortmund dhe ka vendosur të mos e zgjasë qëndrimin e tij në ‘Signal Iduna Park’.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Dortmund, Sebastian Kehl.

“Manuel ka kontratë deri në vitin 2023, por nuk dëshiron të rinovojë dhe nuk ka të reja të tjera”, ka thënë Kehl për ‘WAZ’.

Në këtë situatë duan të përfitojnë skuadrat evropiane. Tri skuadra deri më tani thuhet të kenë treguar interesim.

Arsenal, Manchester United dhe Juventus mund të bëjnë lëvizje për qendërmbrojtësin 26 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat