Agjenti i Bale: Gareth do të largohet nga Reali

Futboll

Agjenti i Bale: Gareth do të largohet nga Reali

Më: 16 maj 2022 Në ora: 19:16
Gareth Bale

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett ka komentuar situatën e klientit të tij.

Bale do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni, pasi kaloi vitet e fundit “në mjerim”.

Agjenti i uellsianit ka thënë se lojtari me shumë gjasë do të kthehet në Angli, por e ardhmja e tij varet edhe nga paraqitjet me kombëtaren.

“Gareth do të largohet nga Real Madrid. Rikthimi në Angli është i mundshëm”, ka thënë Barnett.

“E ardhmja e tij tani varet nga Uellsi dhe ndeshjet e ‘Play Off’ për Kupën e Botës".

Bale luante me Tottenham para se të kalonte te Real Madridi. Ai u kthye në Londër edhe në formë huazimi. Mbetet të shihet se çfarë do të zgjedhë lojtari për të ardhmen e tij, apo cilat do të jenë opsionet për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat