Pamje virale të momentit kur Ibrahimoviç thyen xhamin e autobusit të skuadrës

Futboll

Pamje virale të momentit kur Ibrahimoviç thyen xhamin e autobusit të skuadrës

Më: 16 maj 2022 Në ora: 21:06
Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimovic është fenomenal përkundër moshës së tij. Pas fitores kundër Atalantës ai takoi të gjithë shokët e skuadrës për t’i përgëzuar, edhe pse vetë nuk luajti.

Suedezi po e shijon atë që shokët e tij po bëjnë në fushë dhe ai po e jep kontributin e tij edhe pa luajtur, për shkak të lëndimeve të fundit.

Adrenalina e tij është e pashmangshme dhe një video para ndeshjes është bërë virale.

Teksa autobusi i futbollistëve po shkonte në “San Siro”, 40-vjeçari po festonte nga brenda dhe me grushte ai arriti të thyente xhamin e përparmë të autobusit. Video sigurisht u bë virale më pas.

Rossoenrët shënuan fitore 2-0 ndaj La Deas, duke prekur kështu me një dorë Scudetton.

Ndeshjen e fundit Milani e luan në udhëtim te Sassuolo dhe një barazim mund t’i sigurojë titullin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat