Në vend të përgatitjeve për kombëtaren, përfundon në polici

Futboll

Në vend të përgatitjeve për kombëtaren, përfundon në polici

Më: 17 maj 2022 Në ora: 13:38
Në vend të përgatitjeve për kombëtaren, përfundon në polici

Reprezentuesi i Bullgarisë, Gjorgji Jomov, i cili është në listen e zgjëruar të trajnerit Jasen Petrov për ndeshjen e radhës kundër Maqedonisë (më 2 qershor) në Ligën e Kombeve, është ndaluar nga policia me dyshimin për përfshirje në një incident, ku janë përdorur edhe armë zjarri.

Sipas mediave bullgare, ai ka dëshmuar për kaosin që ka ndodhur pasi vëllai i tij u grind me djem të panjohur, pas së cilës u ndihmua nga babai i tyre, i cili filloi të qëllonte me armë. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur rëndë.

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar, i cili ka marrë plagë me armë zjarri në këmbë dhe ka humbur shumë gjak, për këtë arsye është në rrezik për jetën. I plagosuri i dytë është 26 vjeç, por nuk ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Vëllai dhe babai i Jomovit, janë në arrati dhe ende nuk dihet nëse futbollisti do të ndalohet.

Ndryshe Gjorgji Jomov, luan për CSKA-në e Sofjes dhe deri më tani ka dhjetë paraqitje për kombëtaren bullgare dhe ka shënuar dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat