Bunjaku pensionohet 

Futboll

Bunjaku pensionohet 

Nga: K.G. Më: 17 maj 2022 Në ora: 13:57
Bunjaku pensionohet 

Albert Bunjaku pensionohet nga loja aktive e futbollit. 

Ai ka qenë prej sulmuesve më të mirë, ish anëtar i Kombëtares së Zvicrës dhe Kombëtares së Kosovës. 

38 – vjeçari nuk e kishte të lehtë të marrë edhe vendimin përfundimtar. 

“Nuk është e lehtë për mua të heq dorë nga pasioni im, futbolli. Por në një moment vjen koha”, ka shkruar në “Instagram”.

Bunjaku ka luajtur për këto ekipe: Schaffhausen, Paderborn, Rot-Weiß Erfurt, Nürnberg, Kaiserslautern, St. Gallen, Aue, Viktoria Köln dhe Bonner SC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat