Chelsea rivalizon Barcelonën

Futboll

Chelsea rivalizon Barcelonën

Më: 17 maj 2022 Në ora: 14:00
Chelsea rivalizon Barcelonën

Chelsea është shfaqur si opsion i ri për Robert Lewandowski pas munegsës së vullnetit të tij për të vazhduar me Bayern Munchen ku është prej disa vitesh.

Lewandowski ditë më parë iu bëri të ditur drejtuesve të Bayernit se nuk dëshiron të qëndrojë tek bavarezët, ndaj nuk ka interes për vazhdimin e kontratës së tij, e cila skadon në verën e vitit 2023, dhe se ai po kërkon një sfidë të re diku tjetër.

Për polakun tridhjetë e tre vjeçar interesim ka shprehur Barcelona. Raporte të shumta e kanë afruar atë me katalonasit, por së fundmi në skenë është paraqitur edhe klubi anglez. 

Madje, sipas Guardian, Thomas Tuchel është një tifoz i madh i asit të Bundesligës dhe donte ta sillte atë në Stamford Bridge qysh verën e kaluar përpara se Blutë të nënshkruanin me Lukakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat