Barcelona arrin marrëveshje personale me Raphinha

Futboll

Barcelona arrin marrëveshje personale me Raphinha

Më: 17 maj 2022 Në ora: 14:23
Raphinha.

Barcelona po vazhdon të interesohet për kartonin e Raphinha.

Anësori brazilian, Raphinha vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës, qëkur flitet për largimin e Ousmane Dembele nga ‘Camp Nou’.

Lojtari është gati të largohet nga ‘Elland Road’ gjatë verës, por ka akoma punë për të bërë para kompletimit për marrëveshjen që e çon në ‘Camp Nou’.

Thuhet se lojtari ka arritur marrëveshje personale me Barcën, por negociatat e ‘Blaugrana’ me Leeds janë në pritje.

Çmimi i kartonit të Raphinha do të ndryshojë varësisht prej qëndrimit ose jo të Leeds në Premier League.

Barca thuhet se do ta mbajë lojtarin deri në vitin 2027, me një pagë të dyfishuar krahas asaj me Leeds.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat