Messias: Më goditi me shkelm në fytyrë!

Futboll

Messias: Më goditi me shkelm në fytyrë!

Më: 17 maj 2022 Në ora: 14:40
Messias: Më goditi me shkelm në fytyrë!

Zlatan Ibrahimoviq njihe për karakterin dhe për frymën e liderit që përçon brenda organikës së një skuadre. Historitë e suedezit janë të shumta teksa sulmuesi i Milanit gjatë karrierës së tij është përfshirë edhe në zënka me shokët e skuadrë, por ka ditur gjithashtu edhe t’i mbështesë ata për t’u rritur profesionalisht.

Sigurisht, këtë Ibra e bën në mënyrën e tij dhe së fundmi ai që ka përfunduar nën “juridiksionin” e Zlatan ka qenë mesfushori Junior Messias.

Për mesfushorin ekseperienca te Milan është kulmi i karrierës dhe për të përballuar presionin i është dashur një si Ibra. Mesfushori ka treguar se takimi i parë me suedezin ka ndodhur gjatë kohës së drekës me ekipin ndërsa shton se njëherë Zlatan e goditi me shkelm në fytyrë.

“Herën e parë që jam takuar me Ibrahimovic ishim duke drekuar me skuadrën.

U afrua dhe më pyeti; Ti nuk flet shumë apo jo?, Bravo kështu më pëlqen sepse do të thotë se punon shumë dhe nuk merresh me fjalë. Por, Ibrën e njihni të gjithë. Njëherë më goditi me shkelm në fytyrë”, u shpreh Messias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat