Suarez mund të luajë në Serie A

Futboll

Suarez mund të luajë në Serie A

Më: 17 maj 2022 Në ora: 14:53
Suarez mund të luajë në Serie A

Luis Suarez i ka dhënë lamtumirën Atletico Madrid pas 2 sezonesh dhe një titulli kampion të fituar.

Pas ndeshjes me Sevilla, uruguajani është përshëndetur me tifozët dhe do të largohet me parametra 0. Sipas mediave spanjolle, përveç Inter Miami në Amerikë dhe Aston Villa e Sevilla në Europë, për futbollistin interesohet edhe Interi.

Klubi zi kaltër ka kërkuar informacione për sulmuesin dhe janë të gatshëm të bejnë një ofertë për ta sjellë në Milano.

Luis Suarez nuk ishte në nivelet e duhura sezonin e fundit dhe shumë ndeshje i ka nisur nga pankina.

Për këtë arsye Atletico ka zgjedhur ta lërë të lirë lojtarin të largohet me parametra 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat