Bayern në bisedime me agjentët e Kalajdzic, Mane, Dembele dhe Haller

Futboll

Bayern në bisedime me agjentët e Kalajdzic, Mane, Dembele dhe Haller

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:06
Sadio Mane

Gazetari i ‘BILD Sport’, Christian Falk ka konfirmuar negociatat e Bayern me agjentët e disa lojtarëve.

Bayern Munich po përgatit për një merkato mjaft aktive gjatë verës, me disa emra që pritet të largohen.

Bavarezët, sipas Falk, janë në bisedime me agjentët e Sasa Kalajdzic, Sadio Mane, Ousmane Dembele dhe Sebastian Haller.

Ky reagim i Bayern lidhet me refuzimin për rinovim kontrate nga Serge Gnabry dhe Robert Lewandowski.

Lewandowski është në radarin e skuadrës së Barcelonës.

Mbetet të shihet se cili do të jetë konkluzioni i merkatos së Bayern Munich. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat