Matthaus, i tërbuar me Bayernin

Futboll

Matthaus, i tërbuar me Bayernin

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:09
Matthaus, i tërbuar me Bayernin

Lothar Matthaus nuk e kursen Bayern Munich për situatën rreth Robert Lewandowski. Sulmuesi polak, në qendër të disa thashethemeve të merkatos, ka bërë të ditur se dëshiron të shkojë dhe të jetojë një eksperiencë të re larg Gjermanisë, ndërkohë që ka një kontratë deri në vitin 2023 me bavarezët.

Nga ana e klubit fillimisht rrodhi konfirmimi i këtij “testament”, më pas me presidentin Hainer erdhi sqarimi se sulmuesi duhet ta respektojë këtë marrëveshje edhe për një vit.

Me pak fjalë, konfuzion i madh që për ish-legjendën gjermane është absolutisht absurde. Duke folur për “SkySport Deutschland”, Matthaus tha: “Ka shumë konfuzion. Ajo që ndodhi me Lewandowski nuk ishte parë kurrë në lidhje me një nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit.

Ata duhet të kishin biseduar me sulmuesin muaj më parë, duke dhënë një sinjal të qartë dhe pa mëdyshje vullneti për ta mbajtur. Barcelona nuk e kishte ende Xavi dhe as idenë për të marrë një supersulmues.

Më pas Bayerni negocioi me Haaland, deri në refuzimin përfundimtar të norvegjezit. Vetëm atëherë rifilluan kontaktet me Lewandowskin, por ishte shumë vonë. Sa lojtarë të klasit botëror ka pasur Bayerni në 30 vitet e fundit, përveç tij? Asnjë! Dhe ju e trajtoni atë kështu?!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat