Juventusi ia prezanton ofertën Pogbas

Futboll

Juventusi ia prezanton ofertën Pogbas

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:30
Juventusi ia prezanton ofertën Pogbas

Juventusi është duke menduar seriozisht për ta rikthyer Paul Pogban.

Mesfushori francez ka vendosur të largohet nga Manchester United pasi t’i skadojë kontrata në muajin e ardhshëm.

Palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj, kështu që kampioni i botës me Francën po shikon përpara.

Kohëve të fundit, interesim serioz për Pogban ka shfaqur Paris Saint-Germaini, ndërsa qe një kohë të gjatë atë e pëlqen edhe Real Madridi.

Por, tash në garë është futur ish-klubi i tij, Juventus, i cili i ofron atij kontratë trevjeçare me një rrogë vjetore prej 7,5 milionë eurosh.

Ndërkohë, Pogba i kërkon 11 milionë euro në vit, edhe pse ai është duke e konsideruar ofertën e ish-klubit të tij.

Rikthimi në Torino duket të jetë destinacioni më i pëlqyer i mesfushorit kreativ.

Ai do të punonte përsëri me kënaqësi me trajnerin Massimiliano Allegri, me të cilin kishte marrëdhënie të shkëlqyeshme para se të rikthehej në “Old Trafford".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat