​Juventus-Lazio, Leao ishte në tribuna, mediat italiane zbulojnë arsyen

Futboll

​Juventus-Lazio, Leao ishte në tribuna, mediat italiane zbulojnë arsyen

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:52
Rafael Leao

Ylli i Milanit, Rafael Leao e ndoqi dje ndeshjen Juventus-Lazios nga tribunat e “Allianz Stadium” sepse ishte i ftuar nga miku i tij dhe sulmuesi i “Bianconerëve”, Moise Kean.

Leao u pa në tribunat e “Allianz Stadium” për ndeshjen e fundit të sezonit të Juventusit në shtëpi kundër Lazios dhe kjo ishte befasi për shumë dashamirës të Serisë A, pavarësisht se Torino nuk është shumë larg Milanit.

Disa tifozë të Juventusit madje shpresonin se kjo mund të çonte në një transferim të mundshëm gjatë verës, por sipas Daniele Longos të “Calciomercato.com”, nuk ka arsye të çuditshme prapa udhëtimit të Leaos në Torino.

Sipas raportit, Leao ishte i ftuar në stadium nga miku i tij Kean. Italiani u prezantua në pjesën e dytë kundër Lacios mbrëmë, por nuk arriti të gjente golin.

Leao është golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon, me 14 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat. Kontrata e tij skadon në vitin 2024, por kuqezinjtë tashmë janë në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat