Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Më: 17 maj 2022 Në ora: 16:10
Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.05.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 35të BKT Superligës, si dhe xhiros së 27-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive :

Hapje e Procedurës:

Përfaqësuesi zyrtar i FC ”Malisheva” , Kastriot Kafexholli nr ID.0067510M83. Në min 72’ pas vendimit nga asistenti i parë për pozitë jashtë loje reagon në mënyrë të vrazhdë në drejtim të tij duke e ofenduar dhe duke bërë sjellje të pahijeshme. Sipas  raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes   Gjilani – Malisheva. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i FC ”Malisheva” , Kastriot Kafexholli. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

FC ”Drita”. Lejoi prononcimin për media të drejtorit sportiv Valon Zymberi edhe pse ai ishte nën masën e suspendimit para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina  – Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga FC “Drita“. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

Drejtori sportiv të FC ” Drita ” Valon Zymberi. Edhe pse ishte nën masën e suspendimit  si përfaqësues zyrtar i FC ”Drita” prononcohet për media një ditë para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina –  Drita . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga Valon Zymberi. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

Lojtari i FC ”Arbëria” D , Amir Baftiu  me nr fanelle 8 dhe nr ID 005596M98. Ofendon rëndë lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas  raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Vitia. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i FC “Arbëria“ D , Amir Baftiu .Afati 20.05.2022 ora 13:00.

Lojtari i KF ”Vita”, Ylli Fazliu  me nr fanelle 11 dhe nr ID 009819M97. Ofendon rëndë lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas  raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Vitia. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga lojtari i KF “ Vitia” , Ylli Fazliu. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

Lojtari i FC ” Vllaznia” P, Ardijan Mustafa me nr fanelle  6 dhe nr ID. 002758M89. Fyerje ndaj gjyqtarit kryesor për çka ndëshkohet  me karton të kuq direkt. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Vllaznia P- Ferizaj. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari  FC “ Vllaznia“ P., Ardijan Mustafa. Afati 20.05.2022 ora 13:00.

Lojtari i FC ” Trepça 89” Leart Avdiu me nr fanelle 21 dhe nr ID 000688M02. Ndërhyrje e ashpër ndaj lojtarit kundërshtare për çka ndëshkohet direkt me karton te kuq. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes  Drenasi – Trepça’89. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga FC “Trepça ‘89“, Leart Avdiu. Afati 20.05.2022 ora 13:00, njofton Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat