Inter nuk dorëzohet për Scamaccan

Futboll

Inter nuk dorëzohet për Scamaccan

Më: 17 maj 2022 Në ora: 16:26
Inter nuk dorëzohet për Scamaccan

Gianluca Scamacca është një emër shumë i pëlqyer për Marottën i cili po punon në fshehtësi që të sjellë sulmuesin e talentuar në Milano.

Ai e ka bërë të ditur që sezonin e ardhshëm dëshiron të luajë në Itali dhe me një ekip që është në Champions League. Por gjithashtu Scamacca ka pranuar se interesimi i Interit i pëlqen dhe thuhet se ai i ka idet e qarta për të ardhmen e tij.

E tashmja është ndeshja e Sassuolos kundër Milanit në ndeshjen e fundit të sezonit, dhe tifozët zikaltër shpresojnë që sulmuesi i Sassuolos të jetë vendimtar në këtë ndeshje.

Sulmuesi i lindur në vitin 1999 vazhdon të jetë një objektiv serioz për sezonin e ardhshëm dhe marrëveshja me të është arritur prej kohësh. Por Inter duhet të ulet në bisedime me Sassuolon për të gjetur një gjuhë të përbashkët në lidhje me çmimin e tij i cili është 40 milionë euro.

Zikaltërit janë të gatshëm të ofrojnë një ose dy lojtarë ndërmjet Di Gregorio, Pirola, Casadei dhe Andrea Pinamonti, të gjithë në pronësi të Interit ku gjithashtu Sassuolos i pëlqejnë si lojtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat