Ish-ylli i Liverpoolit detyrohet ta lë futbollin për shkak të problemeve shëndetësore

Futboll

Ish-ylli i Liverpoolit detyrohet ta lë futbollin për shkak të problemeve shëndetësore

Më: 17 maj 2022 Në ora: 17:59
Martin Skrtel

Pas më shumë se dy dekadash si futbollist profesionist, Martin Skrtel, ka njoftuar sot për pensionimin nga futbolli për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa e pranoi që ka dhimbje të mëdha.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Martin Skrtel, ka njoftuar sot se ai është duke u pensionuar nga futbollit profesionist pas plot 21 vitesh karrierë.

Mbrojtësi sllovak, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Spartak Trnava, kaloi tetë vite e gjysmë te Liverpooli, duke punuar me trajnerë të njohur si Rafael Benitez, Brendan Rodgers dhe Jurgen Klopp.

Në total, Skrtel arriti të bëjë 320 paraqitje për Liverpoolin dhe ishte njëri nga lojtarët kyç në garën drejt titullit në sezonet 2008/09 dhe 2013/14, ku në këtë të fundit regjistroi shtatë gola.

Pas largimit të tij nga “Anfield” në vitin 2016, Skrtel iu bashkua Fenerbahçes, ku më pas luajti edhe për Atalantan dhe Istanbul Basaksehir, para se të kthehej në atdheun e tij në muajin gusht të vitit të kaluar.

37-vjeçari ka luajtur vetëm nëntë herë për Spartak Trnava dhe ka vendosur të tërhiqet nga futbolli për shkak të problemeve shëndetësore.

“Pasi që erdha te Trnava, un përmbusha ëndrrën time. Unë mendoj se edhe në këtë moshë mund të ofrojë shumë gjëra për skuadrën, dhe mund të luajë në nivelin më të lartë. Por problemi qëndron te shëndeti. Unë kam probleme me arteriosklerozën, ato më limitojnë mua jo vetëm në futboll por edhe në jetën personale. Nuk e mbaj mend një ditë që nuk e kam kaluar pa dhimbje. Kam qenë nën ndikimin e barnave për muaj të shumtë”, tha Skrtel.

“Kisha probleme të ecja me djalin tim për 100 metra. Dhimbja është shumë e madhe. Problemet më të mëdha janë vrapimi dhe kërcimi. Këto janë gjëra që të nevojiten në futboll. Dhe, si pasojë e kësaj mu desh të vendosja që ndeshja kundër Dunajska do të jetë e fundit. E fundit jo vetëm në Spartak, por në gjithë karrierën time”, shtoi më tej mbrojtësi sllovak.

Martin Skrtel në karrierën e tij si futbollist ka arritur të bëjë 617 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 35 gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat