Gjithçka për të marrë Kristjan Asllanin

Futboll

Gjithçka për të marrë Kristjan Asllanin

Më: 17 maj 2022 Në ora: 18:36
Gjithçka për të marrë Kristjan Asllanin

Interi po tenton në të gjitha mënyrat për të marrë Asllanin.

Presidenti i Empolit është shprehur se do të mbrojë veten në merkato me mesfushorin shqiptar. Kjo lihej të nënkuptonte se mesfushori do të largohet vetëm për një shifër të madhe që do të kënaqte arkat e klubit, në të kundërt do të qëndrojë në shtëpi.

Në mediat italiane ishte përfolur më herët se zikaltërit janë të gatshëm që të japin dy lojtarë dhe pak para për të marrë Asllanin.

Sebastiano Esposito vazhdon që të qëndrojë në ofertë, teksa Bazeli nuk ka plan që ta blejë në Zvicër. Por këtij emri i shtohet portieri i gafës, Ionut Radu. Falë gabimit të tij me Bolonjën, Milani është vetëm 90 minuta larg titullit kampion.

Ndërkohë Interi ka vendosur të dy këta lojtarë si një formulë për të bindur Empolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat