Dybala: Sot rrugët tona ndahen

Futboll

Dybala: Sot rrugët tona ndahen

Më: 17 maj 2022 Në ora: 18:38
Dybala: Sot rrugët tona ndahen

Paulo Dybala i dha fund aventurës së tij me Juventusin mbrëmjen e djeshme në ndeshjen kundër Lazios, takim i cili u zhvillua në “Allianz Stadium” dhe përfundoi me shifrat 2-2.

Dybala e nisi këtë sfidë titullarë përkrah Vlahoviq, teksa në minutën  e 17-të kur Chiellini doli nga fusha e lojës, pasi edhe italiani mbylli aventurën e tij me “Zonjën e Vjetër”, shiriti i kapitenit kaloi në krahun e argjentinasit.

As Dybala nuk i mbajti dot lotët në “Allianz” para tifozëve të tij, emocionet që e kapluan argjentinasin treguan shumë për vendimin e tij për t’u larguar nga bardhezinjtë.

Por pas lotëve të derdhur në ndeshjen e lamtumirës, 28-vjeçari ka përshëndetur nëpërmjet Instagramit tifozët e tij dhe ambientin bardhezi duke shpresuar se në këto sezone të mund t’i ketë dhuruar sadopak kënaqësi.

“Erdha te Juventus në moshën 21-vjeçare ashtu si numri që mbaja në fanellë, në këto vite jam rritur si lojtar dhe si njeri. Kanë qenë vite të bukura, me punë, gola dhe suksese.

Por, jo gjithnjë ka shkuar siç e meritonim apo shpresonim. Gjithsesi, ia kemi dalë gjithnjë të ringrihemi dhe falë kësaj skuadre kam përmbushur objektiva të rëndësishëm. Kam gjetur lojtarë special dhe jam ndjerë gjithmonë i dashur nga tifozët, nga njerëzit dhe fëmijët në ambientin e Juventus.

Këtë nuk do ta harroj kurrë. Me kalimin e kohës janë shtuar përgjegjësitë dhe gjithnjë jam munduar të tregohem në lartësinë e duhur. Kam qenë me ju për shtatë vite, shtatë vite të bukura por edhe me momente të vështira. Sot rrugët tona ndahen, por do t’iu mbaj gjithnjë në zemër sepse më keni dhuruar shumë dashuri dhe respekt. Shpresoj t’iu kem dhuruar sadopak kënaqësi”, mbyll mesazhin e tij Dybala.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat