“Marca” fut në listën speciale Modricin, ja çmimi që do ta pranojë ylli i Realit nga mediumi spanjoll

Futboll

“Marca” fut në listën speciale Modricin, ja çmimi që do ta pranojë ylli i Realit nga mediumi spanjoll

Më: 17 maj 2022 Në ora: 18:50
Luka Modric

Mesfushori kroat Luka Modric do të pranojë çmimin e “Legjenda e Marcas” nesër, çmim ky që dhurohet nga mediumi spanjoll “Marca” për arritjet e jashtëzakonshme të sportistëve më të veçantë në botë.

Modric do t'i bashkohet asaj që është padyshim një nga listat më të jashtëzakonshme të sportistëve të gjitha kohërave.

Ndër sportistët e njohur që më herët e kanë fituar çmimin në fjalë janë Michael Jordan, Lionel Messi, Muhammad Ali, Cristiano Ronaldo, Fernando Alonso, Rafael Nadal, Ronaldo Nazario, Pele, Niki Lauda dhe Johan Cruyff.

Ngjarja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:30, në Casino de Madrid, ku kjo e fundit pritet të jetë e mbushur me yje të mediave dhe personalitete të ndryshme sportive.

Përgjatë aventurës së tij me Real Madridin, Luka Modric ka fituar plot katër herë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe tre herë atë të La Ligas, ndërsa edhe e fitoi Topin e Artë në vitin 2018.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat