Serie A përgatit trofe dhe festë

Futboll

Serie A përgatit trofe dhe festë

Më: 17 maj 2022 Në ora: 18:50
Serie A përgatit trofe dhe festë

Seria A do të njohë këtë javë kampionen e saj, pikërisht në javën e 38 dhe përmbyllëse të kampionatit. Milani është në avantazh ndaj Interit, por e kaluara ka treguar se mund të ndodhë gjithçka ndaj Liga e Futbollit e Serisë A po përgatit çdo skenar të mundshëm, edhe atë më të bujshmin.

Sasuolo-Milan dhe Inter Sampdoria do të luhen paralelisht të dielën dhe vetëm në fund të këtyre 90 minutave do të njihet fituesi.

Por për sa kohë që matematika nuk e thotë dot, atëherë Liga po përgatitet për festën e secilës prej dy skuadrave milaneze që mund të mbyllë kampionatin në vend të parë. Sipas “Corriere Dello Sport”, zyrtarët e Ligës kanë përgatitur nga një trofe për secilin stadium ku do të luhen këto dy ndeshje si dhe ceremonitë përkatëse.

Nëse në fund do të jenë kuqezinjtë ata që do të triumfojnë, në “Mapei Stadium” do të jetë presidenti i Ligës, Lorenco Kasini, ai që do të dorëzojë medaljet dhe trofeun. Ndërsa në rast të një suksesi të zikaltërve, atëherë do të jetë administratori i deleguar, Luixhi De Siervo ai që do t’i dorëzojë trofeun Interit.

Sido që të jetë, Milani nuk do të ketë mundësinë që të zhvillojë festën e titulli në “San Siro” ku luan Interi dhe në rast feste e vetmja gjë që u mbetet është të udhëtojnë me autobus të hapur për të arritur deri në “Piazza Duomo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat