Bergomi: Milani më i fortë se zikaltërit

Futboll

Bergomi: Milani më i fortë se zikaltërit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 18:52
Bergomi: Milani më i fortë se zikaltërit

Bepe Bergomi nuk është fshehur me opinionin e tij mbi ecuritë respektive të Milanit dhe të Interit. Ish-kapiteni i zikaltërve e ka komentuar kështu kampionatin e deritanishëm:

“Në harkun e të gjithë kampionatit, Milani ka qenë më i fortë.

Janë më të qëndrueshëm, nuk pësojnë, kanë mbrojtjen më të mirë të Europës në 10 ndeshjet e fundit, por edhe në ofensivë kanë lojtarë europianë.

Tek Interi nuk është dikush që mund të shënojë vetëm me një pasim të portierit të tyre, pasi u mungon shpejtësia dhe duhet të ndërtojnë deri te zona kundërshtare”, tha italiani që foli edhe për Bolonjën:

“Inzagi nuk do ta pranojë kurrë, por i dhemb Bolonja dhe mënyra si e luajti atë ndeshje.”, përfundoi Bergomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat