Shkupi, Akademia Pandev dhe Shkëndija, licencohen për garat evropiane  

Futboll

Shkupi, Akademia Pandev dhe Shkëndija, licencohen për garat evropiane  

Nga: K.G. Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:06
Shkupi, Akademia Pandev dhe Shkëndija, licencohen për garat evropiane  

Komisioni për licencim i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, sot ka njoftuar zyrtarisht se tri skuadrat që përmes kampionatit siguruan dalje në Evropian për sezonin e ardhshëm, Shkupi, Akademia Pandev dhe Shkëndija, morën licencë për pjesëmarrje në garat e klubeve të UEFA-s për sezonin 2022/23.

Të dy finalistët në Kupën e Maqedonisë, Sileks dhe Makedonija GP, morën licenca dhe njëri prej tyre do të jetë në kualifikimet për Conferencë League. 

Lista e klubeve të Maqedonisë që pas përfundimit të procedurës së licencimit kanë marrë licencë për pjesëmarrje në garat e klubeve të UEFA-s për sezonin 2022/23:

Lista

FC Renova
KF Shkendija
FC Shkupi 1927
FC Sileks 
Rabotniçki 
FC Struga Trim Lum 
FC Makedonija GP 
FC Academia Pandev

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat