Zbulohet plani i Realit

Futboll

Zbulohet plani i Realit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:33
Zbulohet plani i Realit

Në Paris pa qenë në Paris. Real Madrid ka vendosur të instalojë 8 ekrane të mëdha në mes të Santiago Bernabeu për të parë finalen e Champions League të 28 majit kundër Liverpool-it.

Siç ka ndodhur në dy finalet e fundit të klubit, tifozët Los Blancos do të mund të hyjnë në stadium dhe ta shikojnë ndeshjen sikur të luhej aty.

Ekranet e mëdha do të instalohen në rreth në mënyrë që të gjithë të pranishmit të mund ta shohin ndeshjen. Hyrja do të jetë e lirë për të gjithë ata që do të duan ta shikojnë ndeshje, duke i dhënë përparësi të abonuarve që nuk kanë arritur ta blejnë biletën për finale.

Nëse Real Madrid do të fitojë, klubi ka organizuar edhe një spektakël për të kaluar kohën në pritje të kthimit të skuadrës dhe të gjithë tifozëve të tjerë që do të jenë në Saint Denis, në dyert e Parisit.

Në fakt, do të jenë 19 mijë tifozët e Real Madrid në Stade de France për të mbështetur skuadrën. Pas tre përmbysjeve kundër PSG, Chelsea dhe Manchester City, ambienti madridist beson te triumfi i 14-të në Champions.

Dhe precedentët i japin të drejtë spanjollëve: Liverpool-i nuk fiton kundër Real Madrid që nga sfida e dyfishtë e 1/8-ave të Champions League 2008/09.

Nga ajo kohë, vetëm fitore për Los Blancos (4) dhe një barazim. Barazim që është edhe precedenti i fundit dhe që ka qenë i vlefshëm për kthimin e çerekfinaleve të vitit të kaluar (të fituar më pas nga Real-i falë 3-1 të ndeshjes së parë).

I vetmi precedent në finale ka qenë ai i 2018-ës, me skuadrën e Zidane që ka fituar 3-1 falë golit të Benzema dhe dygolëshit të Gareth Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat