Rreth 5 milionë euro në muaj dhe shumëçka tjetër

Futboll

Rreth 5 milionë euro në muaj dhe shumëçka tjetër

Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:52
Rreth 5 milionë euro në muaj dhe shumëçka tjetër

Sipas të gjitha gjasave, Kylian Mbappe do të jetë i Real Madridit nga sezoni i ardhshëm.

Sot është raportuar se Paris Saint-Germaini është dorëzuar dhe ka pranuar faktin se francezi do të largohet.

PSG-ja i kishte ofruar një kontratë të re Mbappes dhe po mbante shpresa për rinovim.

Sipas “Sky Sports”, klubi francez i kishte ofruar 23-vjeçarit pagë mujore prej 4,8 milionë eurove.

Gjithashtu thuhet se Paris Saint-Germaini i ofroi edhe shiritin e kapitenit dhe të gjitha të ardhurat nga marketingu, por që as këto nuk e binden ish-sulmuesit e Monacos për të rinovuar kontratën.

Kujtojmë se këto ditë është raportuar se Mbappe ka arritur edhe marrëveshje personale me Real Madridin.

Reprezentuesi i Francës në “Santiago Bernabeu” do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me PSG-në skadon këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat