Eriksson: Do të jem gjithmonë një tifoz i Inzaghit

Futboll

Eriksson: Do të jem gjithmonë një tifoz i Inzaghit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 20:01
Eriksson: Do të jem gjithmonë një tifoz i Inzaghit

Në dy stadiume të ndryshme këtë javë do të luhen edhe llogaritë e fundit të titullit kampion në Seria A.

Inter luan në shtëpinë e tij ndaj Sampdorias, ndërsa nga ana tjetër Milan udhëton në transfertën e Sassuolos. Kuqezinjve të Stafano Piolit iu duhet vetëm një pikë për t’u shpallur kampionë, ndërkohë zikëltërve një fitore e cila duhet të kombinohet me humbjen e Milan, diçka e tillë mund te jetë suprizë.

Në lidhje më këtë ka folur edhe Sven Goran Eriksson në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, i cili thekson se mrekullitë mund të ndodhin dhe kjo mund të jetë që Inter të fitojë Scudetton.

“Titulli Interit në ditën e fundit? Kaq vite futbolli na ka mësuar se surprizat mund të ndodhin gjithmonë.

Nëse nuk shkon mirë, nuk do të ishte dramë për Interin, i cili gjithsesi ka fituar dy trofe dhe as për Inzaghi. Karriera e tij sapo ka filluar dhe në çdo rast, unë do të jem gjithmonë një tifoz i tij.

Nëse Milani fiton Scudetton, atëherë do të thotë se ata kishin diçka më shumë se ne, por ata do të merionin një duartrokitje për punën e bërë. Ne ngrihemi nga disfatat, dhe mësojnë zhgënjimet”, deklaroi Sven Goran Eriksson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat